Misteri i vrasjes mafioze të shqiptarit

Ende nuk ka asnjë person të dyshuar për vrasjen makabre të shqiptarit pak ditë më parë në Glyki të Greqisë. 26 vjeçarit ju pre koka.Mediat greke, shkruajnë sot se hetimet janë në progres, dhe hetuesit po punojnë për të zbardhur informacionet nga telefonat celularë.Nga hetimet e derimëtanishme të tablateve telefonike, nuk ka shumë të dhëna që mund të hedhin dritë mbi vrasjen e të riut shqiptar. Çështja vazhdon të jetë e errët, shkruajnë mediat greke.Krimi i rëndë ka tronditur komunitetin lokal. Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e së dielës së shkuar (8 maj 2016). Nga ekspertiza e kryer rezulton se vrasja është kryer në mënyrë mafioze./Ora News/