Shkatërrohet grupi shqiptaro-italian i drogës, kokainën e fshihnin në kavanoz nën tokë
Dy shqiptarë dhe 5 shtetas italianë përfunduan në prangat e policisë vendase gjatë një operacioni të gjerë kundër trafikut të gjerë të drogës në Itali.Operacioni i koduar “Bomber”(Bombarduesi), i cili merr emrin për shkak se kështu quhej nga furnizuesit, nisi në mars të këtij viti, ku janë ushtruar kontrolle të shumta të territorit. Fillimisht, u arrestua një person për posedim kokaine.Trafikantët fshihnin shpesh lëndën narkotike kokainë dhe hashash nën tokë pranë banesave të tyre, duke përdorur kavanozët e qelqit.Droga sipas medieve italiane vinte nga Shqipëria dhe shpërndahej në qytete të ndryshme të Italisë, kryesisht në Nepi, Fabricia, Sutri, etj. Baza e grupit ishte në Basa Tuskia (Tuskia e Ulët).Grupi fitonte mijëra euro në muaj nga shitja e lëndëve narkotike. Dy shqiptarët kishin rol kyç në shpërndarjen e drogës.Ata u arrestuan në provincën Viterbo, ndërsa janë lënë në arrest shtëpie deri në një vendim tjetër.Në aksionin policor janë angazhuar rreth 100 forca të karabinierëve, si dhe të qenve antidrogë. Operacioni u zhvillua gjatë natës në Romë./Ora News/