Vlahutin në kampionatin "Goal Europe" në Elbasan Arena
Ekipet e gjimnazeve "Janaq Kilica" Fier dhe "Besnik Sykja" në Tiranë, janë dy skuadrat që u përballën në stadiumin "Elbasan Arena", në finalen e kampionatit të futbollit të shkollave të mesme "Goal Europe" i organizuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri përmes Rrjetit të Informimit të BE-së nëbashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe Ministrinë e Arsimit.Një nga mijëra tifozët ishte dhe ambasadorja e BE Roman Vlahutin, e cila tha se ajo që ka vërtet rëndësi është të luash Fair Play.Vlahutin: Fantastike kur sheh sa të lumtur janë. Ne po përpiqemi të themi që ka rëndësi të luash, të marrësh pjesë në lojë, të fitosh, por mbi të gjitha të luash në mënyrë të drejtë, pra me Fair Play.Në kampionatin e shkollave të mesme “Goal Europe” që ka nisur me 15 prill, u përfshin rajonet Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan, Korçë, dhe Shkodër. /Ora News/