Nis ndërhyrja në rrugën e Torovicës, e amortizuar prej 25 vitesh

Në Lezhë ka nisur rehabilitimi i segmentit Balldre-Torovicë, rruge e cila ishte gati e pakalueshme.Prej disa ditësh, punëtoret dhe mjetet kanë nisur punën në një gjatësi prej 17 km. Sistemi i kullimit, mbushja e shtratit të rrugës, pastrimi i kanaleve dhe mirëmbajtja e vazhdueshme janë pjesë e ndërhyrjes që po kryhet.Mirton Kalaj, përgjegjës i punimeve: Rruga prej vitesh ka një amortizim shumë të madh. Jemi duke punuar me intensitet.Për banoret e fshatit Torovicë në Lezhë sistemimi i rrugës, do të thotë përmirësim të jetesës së tyre.Banorë: Na e ka prurë në mendje të hundës. Ishalla po e bëjnë!Shyqyr pas 20 e ca vitesh. Kush ka mundësi me punuar diçka në bujqësi, nuk ka me çfarë të transportohet.Me fondet e saj, Bashkia e Lezhës ka mundësuar sistemimin e rrugës, pasi do të ndihmonte në zhvillimin e bujqësisë në zonë dhe do krijojë lehtësi lëvizje për banorët./Ora News/