"Të Paekspozuarit" Videoskandali, kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili kërkon favore seksuale
Një videoskandal ku kryetari i bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili kërkon favore seksuale në këmbim të një vendi pune është publikuar mbrëmjen e 12 majit 2016 në emisionin "Të Paeskpozuarit" në Ora NewsPak muaj më parë vajza 20 vjeçare u paraqit në redaksinë e televizionit Ora News për të bërë denoncimin.Sipas denoncueses, ajo nuk ka qenë e vetmja që është bërë pjesë e një skandali të tillë në bashkinë e Dibrës, pasi kryetari Shukri Xhelili, këtë praktikë e ka ushtruar edhe me vajza të tjera të cilat i ka vartëse në administratën e tij dhe për këtë ajo i bën thirrje edhe vajzave të tjera që janë pjesë e këtij skandali, të mos bihen pre e personave të tillë.VIDEOJA PERBEHET NGA TRE PJESE1- Intervista e denoncueses me gazetarin ku rrëfen pse vendosi të denonconte kryetarin e bashkisë së Dibrës Shukri Xhelili. Vajza thotë se e kishte kërkuar ta takonte dhe në hotel në Tiranë në këmbim të rritjes së rrogës2- Biseda ne zyren e kryetarit dhe firmosja e kontrates se punes 3- Kryetari i kerkon te dalin bashke , biseda ne makine dhe me pas takimi ne nje hotel ne TiranePas publikimit të videoskandalit, në studion e "Te Paekspozuarit" ishin te ftuar per te diskutuar Fatos Lubonja, Andi Bushati, Iris Luarasi, Dritan Hila dhe Igli Totozani.1- TRANSKRIPTI I VIDEOS, DENONCIMIGazetari: Si re në kontakt me këtë person?Denoncuesja: Unë kisha nevojë për punë dhe…Gazetari: Kush të rekomandoi të shkoje atje?Denoncuesja: Nuk më rekomandoi njeri por kisha nevojë për punë edhe nuk kishim mundësi se ku të kërkonim punë tjetër dhe vendosa që të kërkoj punë tek bashkia.Gazetari: Si e gjete kontaktin me personin tek bashkia?Denoncuesja: Me personin në fjalë komunikova nëpërmjet telefonit dhe më la takim për në zyrë. Në momentin që unë takova këtë personin në zyrë ai më ofroi diçka tjetër në këmbim të punës…Gazetari: Po ti sa vjeç je?Denoncuesja: 20Gazetari: Ke mbaruar shkollën?Denoncuesja: Jo, kam shkollën e mesme?Gazetari: Për sa kohë ndodhi kontakti juaj me të?Denoncuesja: Gjatë dy muajve ka ndodhur, vazhdimisht më ka telefonuar dhe më ka kërkuar që të takohemi me të, gjithashtu dhe ka kërkuar që ta takoj në zyrën e tij.Gazetari: Çfarë ju thoshte në telefon?Denoncuesja: Më kërkonte që ta takoja, në vende të ndryshmeGazetari: Në çfarë vendesh?Denoncuesja: Në hotelGazetari: E keni takuar gjatë kësaj kohe?Denoncuesja: Po, gjatë kësaj kohe e kam takuar në zyrë, në zyrën e tij ku në momentin që unë kërkoja punë dhe ky domethënë shfrytëzonte momentin.Gazetari: Si e latë të takoheshit në hotel?Denoncuesja: Herën e fundit që e takova tek zyra e tij për t’i kërkuar një rritje rroge, ai më la takim në Tiranë, më tha që mund të takohemi në Tiranë, në ndonjë hotel.Gazetari: Ndërkohë ju kishte premtuar se do ta rriste rrogën?Denoncuesja: Po dhe më kishte premtuar për një punë tjetër, më të mirë.Gazetari: Një punë më të mirë përsëri në këmbim të marrëdhënieve seksuale me ty?Denoncuesja: Po, që ma përsëriste vazhdimisht.Gazetari: Po ti i dhe ndonjë shkak këtij personi që të kërkonte këto lloj nderesh nga ju?Denoncuesja: Jo, nuk i dhashë asnjë lloj shkakuGazetari: E ke provokuar?Denoncuesja: JoGazetari: E ke lënë të kuptohet që ishe dakord me pretendimin e atij?Denoncuesja: Deri diku sepse vendosa që të veproj ndryshe prandaj e lashë që të kuptohej sikur do pranoja atë që ai kërkonteGazetari: Po kur ishit te zyra e personit, çfarë ju ka thënë, çfarë veprimesh ka bërë?Denoncuesja: Në momentin që isha në zyrë, ai ka tentuar disa herë që… që të më afrohej dhe e ka bërë deri dikuGazetari: Po ju çfarë bëtë në zyrë kur ju afrohej?Denoncuesja: E largovaGazetari: Pse vendosët ta filmonit?Denoncuesja: Sepse është një rast shumë… që nuk duhet të ndodhë aq më pak me vajza të reja si puna ime që kërkojnë punë dhe të shfrytëzohen në këtë lloj mënyre.Gazetari: Pse e denoncuat tek Ora News?Denoncuesja: Sepse mendoj që Ora News është stacion më i besueshëm dhe më korrektGazetari: Pasi shkuat në hotel, çfarë ndodhi më pas?Denoncuesja: Unë ika nga hoteli, nuk pranova që të bëja asgjë me këtë person.Sipas denoncueses, ajo nuk ka qenë e vetmja që është bërë pjesë e një skandali të tillë në bashkinë e Dibrës, pasi kryetari Shukri Xhelili, këtë praktikë e ka ushtruar edhe me vajza të tjera të cilat i ka vartëse në administratën e tij dhe për këtë ajo i bën thirrje edhe vajzave të tjera që janë pjesë e këtij skandali, të mos bihen pre e personave të tillë.Gazetari: Pse këmbënguli me ju?Denoncuesja: Sepse është një person që… që i pëlqejnë këto gjëraGazetari: E bën vazhdimisht këtë gjë?Denoncuesja: E bënGazetari: Ju tregonte për të tjera raste?Denoncuesja: Po më ka treguar dhe për raste të tjera që ka pasur vajza të tjera, u ka ofruar punë dhe ka përfunduar tek diçka tjetër.Gazetari: Vartëse të veta?Denoncuesja: PoGazetari: Dhe ato e kishin pranuar?Denoncuesja: Po.Gazetari: Keni frikë që e bëni këtë denoncim?Denoncuesja: Jo. Gazetari: Do bësh denoncim në polici?Denoncuesja: Do mjaftohem me thirrjen në Ora News dhe siç e thashë më parë me thirrjen e Kryeministrit, Prokurorit, ministrit që t’i shohin më mirë këto lloj rastesh.Denoncuesja vendos të filmojë takimet e saj me kryetarin e bashkisë duke dokumentuar një fenomen që ndodh rëndom në administratën publike, premtimin e vendeve të punës në këmbim të marrëdhënieve seksuale. Ajo ka filmuar dy takime. I pari tek zyra ky kryetari firmos dokumentin që e takon dhe takimi I dytë ai kur shkoi në hotelGazetari: Cili ishte personi?Denoncuesja: Shukri Xhelili, kryetari i bashkisë Dibër.2- BISEDA NE ZYREN E KRYETARIT
Kryetari i Bashkisë: Si je? ça bën?- Afrohu, kështu e ke emrin ti?Denoncuesja: - PoKryetari i Bashkisë -S'ke ndonjë ndryshim shkronje?Denoncuesja: - JoKryetari i Bashkisë -A je mirë te ….? ….?Denoncuesja: PoKryetari i Bashkisë -Je shumë mirë aty.Denoncuesja: - Si është orari?Kryetari i Bashkisë -Orari? Kur të teket ty.Denoncuesja:Dhe sa është rroga?Kryetari i Bashkisë: Rroga s’e di sa është, duhet me pa ato… nivelin e pagaveDenoncuesja: Sa mund të jetë përshembull?Kryetari i Bashkisë: Po ç’rëndësi ka tashi, nuk bëhet paga aty. Nuk bëhet paga aty.Denoncuesja: Si?Kryetari i Bashkisë: Do ia japësh atij, të firmosë, të plotësojë këto numra. Sot veç paraqitu dhe ditën e hënë fillon procedurat, vendin e punës, ça do marrësh ndonjë gjë në ngarkim, mirë?Denoncuesja: Si e kishte emrin ky?Kryetari i Bashkisë: Do ta ftoj unë, nuk du të përmend emra.Denoncuesja: Prit, prit njëherë.Kryetari i Bashkisë: Ça ke?Denoncuesja: Ma shpjegoni njëherë se nuk e kuptoj. Po pse s'e firmos ti?Kryetari i Bashkisë: Po prita ta firmos kur të jesh ti…s'e more vesh këtë gjë? Ça ke? Të duket si në ëndërr?
Kryetari i Bashkisë: Jo, çne, punë e thjeshtë është.Denoncuesja: Hë?Denoncuesja: Punë e thjeshtë ështëKryetari i Bashkisë: Puna jote e di ça do jetë? Unë du me hap një galeri artesh figurative kshu, aty brenda territorit të pallatit, ku ka qenë si lokal Denoncuesja: Po poKryetari i Bashkisë: Më prapa do e hapim dhe do e kesh ti. Do rrish aty kur të vinë vizitorë për të parë pikturat që do reklamojmë ne. Dhe ke ca pajisje, se ç’kanë aty në ngarkim ca gjëra tek magazinaDenoncuesja: Po këtu te …, ka qenë kush…Kryetari i Bashkisë: Ka qenë…Denoncuesja: Kush ka qenë?Kryetari i Bashkisë: E kam pas shkurtu si vend pune e nuk punon kush. Se nuk e kisha të nevojshme, por e shtova prapë veç për ty. Denoncuesja: Dmth kur duhet të shkoj?Kryetari i Bashkisë: A ndjehesh e vlerësuar më së miri?Denoncuesja: Jo, mirëKryetari i Bashkisë: Je shumë mirë, jo mirë, më dëgjo mua.Denoncuesja: Nuk e di, ta shofim.Kryetari i Bashkisë: Nëse nuk të pëlqen, kur të kemi mundësi tjetër të lëvizim, se me lëviz është kollaj. Me u fut njëherë në punë se… ku dimë ça variantesh na dalin, në qoftë se na del ndonjë variant ku të jetë më i mirë dhe të pëlqen ty, ok pasandaj, shko te ai. Si thua? S’po më dukesh shumë …Denoncuesja: Jo, mirë, më pëlqen.Kryetari i Bashkisë: Se si më dukesh? Do dalim sonte?Denoncuesja: Hë?Kryetari i Bashkisë: A do dalim sonte?Denoncuesja: E firmose?Kryetari i Bashkisë: Patjetër, janë katër kopje. Një shkon te financa Denoncuesja: Një do e marr unëKryetari i Bashkisë: Një do e marrësh ti t’ia japësh drejtoritDenoncuesja: A është drejtori atje apo jo?Kryetari i Bashkisë: Atje moj është. … t’i them unë të presë aty…Denoncuesja: Ma jep njërën muaKryetari i Bashkisë: Ta vulosë dhe t’i vëmë numrin e protokollit dhe datën. Kryetari i Bashkisë: Prit të shof pak këtu.
Kryetari i Bashkisë: …Do dalim të hënën?Kryetari i Bashkisë: Pse jo sot? Sot të presDenoncuesja: 2-3 ditë… nja dy ditë.Kryetari i Bashkisë: Të lutem… Ka ndonjë arsye?Denoncuesja: PoKryetari i Bashkisë: Më thuaj çfarë… Hë mo thuje…Denoncuesja: Po duhet me shku në fshatKryetari i Bashkisë: Kur?Denoncuesja: Nuk e di, ndoshta sot, ndoshta nesër.Kryetari i Bashkisë: Ku në fshat?Kryetari i Bashkisë: …Kryetari i Bashkisë: Për të hënë e kishim lënë llafin.Denoncuesja: Po… por të hënën… nuk është se ta mohova.Kryetari i Bashkisë: Edhe tashti je mosbesuese? Denoncuesja: Jo nuk jamKryetari i Bashkisë: Nuk të duket reale?Denoncuesja: Reale më duketKryetari i Bashkisë: Po ça ke?Denoncuesja: Nuk e di kur shkoj andejKryetari i Bashkisë: Po, po nuk shkove sot, mund të dalim.Denoncuesja: Do shoh.Kryetari i Bashkisë: Mos më rrejDenoncuesja: Pse duhet të të rrej? Për ç’arsye?Kryetari i Bashkisë: S’e di, ti e diDenoncuesja: Për shembull po të të rreja, nuk do të thoja të hënën.Kryetari i Bashkisë: Unë jam mendje mashkull, nuk jam mendje femër. Isha përgatit për sot me thënë të drejtën se kështu e lamë. Isha mpreh… një farë padurimi. S’kam bërë gjë deri tani…Denoncuesja: Do bësh…Kryetari i Bashkisë: Do bëjDenoncuesja: Ashtu hë… mirë…Kryetari i Bashkisë: Si flas me ty, nuk flas me dikë tjetër
3-KRYETARJA DHE VAJZA TAKOHEN NË TIRANË, BISEDA NË MAKINËDenoncuesja: Pse më shef?Kryetari i Bashkisë: Më pëlqenDenoncuesja: Ça të pëlqen?Kryetari i Bashkisë: Më dukesh e bukur sotDenoncuesja: Vetëm sot ë?Kryetari i Bashkisë: Shpirti…Denoncuesja: UrdhëroKryetari i Bashkisë: Rrushi…Denoncuesja: Do ma gjesh një punë të mirë? A qysh e ke hallinKryetari i Bashkisë: Të shikoj njëherë ça talenti ke, pastajDenoncuesja: Të shofësh ça talenti kam? Ça dmth me këtë?Kryetari i Bashkisë: Të zbuloj talentet e tuja që ta di se ku do të çojDenoncuesja: Si?Kryetari i Bashkisë: Ta di që… du të të njof më shumë që të di se ku do të çoj ty. A kupton? Që ta përshtas punën me personin.Denoncuesja: Dmth, nuk kishe shku me atë gjasme?Kryetari i Bashkisë: Hë?Denoncuesja: Me atë nuk ke shku?Kryetari i Bashkisë: Absolutisht, të betohem, s’kam shku. Me qenë të thosha për tjetërkënd, kam pas tjetër. Denoncuesja: Po me të tjera përveç kësaj që më tregove?Kryetari i Bashkisë: Bile nganjëherë thosha kur të jem me kët shoqen, të mos më shqetësojë kushDenoncuesja: Me kë shoqe.Kryetari i Bashkisë: Atëhere kur e kam pas sekretare atë që kam thënë, edhe nuk linte kënd me hy aty.Denoncuesja: Po ju në zyrë e bëjshit?Kryetari i Bashkisë: Jo, veç muhabet bëjshim, rrijshim e i thojshim që të mos na shqetësojë kush. Në zyrë, s’bëhet në zyrëDenoncuesja: Po ku shkojshit?Kryetari i Bashkisë: Ku shkojshim? Dilshim, TiranëDenoncuesja: E ça bëjshit?Kryetari i Bashkisë: Seks bëshim, ça të bëjshimDenoncuesja: Qeke kënaqKryetari i Bashkisë: Sikur do kënaqesh ti tashti. Sa kohë ka që të kam kërku për të dal?Denoncuesja: Kuptoj, ka, kaKryetari i Bashkisë: S’ke dash ti me dal, s’ta ka mbajt b…Denoncuesja: S’kam pas mundësiKryetari i Bashkisë: Ëëë s’ke pas mundësi…Denoncuesja: S’ma dëftove emrin?Kryetari i Bashkisë: Jo s’ta dëftoj, mos ma kërko.Denoncuesja: Mirë mirë.Kryetari i Bashkisë: Mos ma kërko se nuk është një gjë që thuhet. Ca gjëra janë për t’u mbajtDenoncuesja: Që nuk tregohenKryetari i Bashkisë: Nuk tregohen se tashi… a të vjen mirë ty me i tregu dikujt tjetër për ty? Si i the V… për leje sot?Denoncuesja: I thashë kam nipin sëmurë.Kryetari i Bashkisë: Nipin? Denoncuesja: Nipin.Kryetari i Bashkisë: Po për nesër?Denoncuesja: S’e di.Kryetari i Bashkisë: A do ikësh nesër?Denoncuesja: S’e di, kismet, të shof…Kryetari i Bashkisë: Unë prandaj të thashë kujdes me fjalët kujt ia thua se mund të biesh në sy që s’je në punë apo je në Tiranë dhe vihet në dyshim gruaja. Unë erdha me V… erdha me çunin veç mos të dyshonte gruaja, se u mërzit pak në mëngjes kur i thashë që do iki, kot t’u më zën në sebep me më kontrollu… e shkreta…Denoncuesja: S’ka besim hë?Kryetari i Bashkisë: S’ka Denoncuesja: S’a se e din që… ti shkon me…Kryetari i Bashkisë: E di se kryetari të q*…Kryetari i Bashkisë: Ma trego pak cicënDenoncuesja: Ça të bëj?Kryetari i Bashkisë: Ma trego pak cicënDenoncuesja: Të puç pak.Kryetari i Bashkisë: PoKryetari i Bashkisë: AfrohuDenoncuesja: A na shef kush?Kryetari i Bashkisë: Kam xhamat e zinjDenoncuesja: Vërtet?Kryetari i Bashkisë: Po, të zinj i kamDenoncuesja: Po këto para?Kryetari i Bashkisë: Edhe këto para të zinj i kam Denoncuesja: Para të zinj? Po këto duken të bardhë?Kryetari i Bashkisë: Duken po është dritë.Kryetari i Bashkisë: Për ty kam dalë. Për të t’pa ty kam dalëDenoncuesja: Po mirë, po ku di unë si më shef ti, ndoshta nuk të pëlqejKryetari i Bashkisë: Jo po të shof me vëmendje, a je ajo që kam mendu unë apo s’je?Denoncuesja: Ou? Hë njëherë si të dukem?Kryetari i Bashkisë: Jo keq, mirë.Denoncuesja: Mirë, jo keq hë?Kryetari i Bashkisë: Më mirë do të shof aty te dhoma, do të shof më hollësishtDenoncuesja: Ku?Kryetari i Bashkisë: Te dhomaKryetari i Bashkisë: Eh ç’na vonoi kjo rrugë. Mezi po pres sa të shkoj në hotel Denoncuesja: Si?Kryetari i Bashkisë: Mezi pritsha të shkoj në hotel, po po më vonon rruga.Denoncuesja: VarjaDenoncuesja: Hajde bosiKryetari i Bashkisë: Hajde bosi, hajde kosi, hajde shpirti, hajde shpirti. Hajde zemraDenoncuesja: Ka njerëz këtu? Ka njerëz këtu? Po me m’pa kush? Ta hap derën, të dal?Kryetari i Bashkisë: Tani mund të dalësh.Denoncuesja: A ka njerëz?
4- VAJZA ME KRYETARIN FUTEN NE HOTELKryetari i Bashkisë: Hiqi këpucët e hajde këtu.Denoncuesja: S’duron hiç, o zot, ç’paske qenë.


Videoja vijon kur gazetari e pyet denoncuesen si iku nga hoteliGazetari: Si ike nga hoteli?Denoncuesja:Ika duke u justifikuar në mënyra të ndryshme edhe…Gazetari: Si reagoi?Denoncuesja:Më tha që mos ta takoja mëGazetari: E kuptoi që po e filmoje?Denoncuesja:Jo.Gazetari: Pse ju tha që mos ta takonit më?Denoncuesja:Sepse nuk arriti atë që deshi.
https://www.youtube.com/watch?v=Jw5K96E4vns Lexo me shume Policia merr pamjet filmike në Ora NewsPD reagon për video-skandalin: Neveri për abuzimin, dëshmi e shtetit të Edi Ramës Pordha e madhe grisi brekët e Shukriut, Rilindjes e Shoqërisë- Anila BashaReagon politika , PS: Skenar politik, Spahiu i LSI: Kryeministri të kërkojë faljeRrëfehet 20-vjeçarja: Ja pse vendosa të denoncoj në Ora News Kryetarin e Bashkisë, Shukri Xhelili