Gjebrea: Rritet numri i fëmijëve që migrojnë jashtë vendit të pashoqëruar
Rastet e fëmijëve nën 16 vjeç që migrojnë jashtë vendit të pashoqëruar nga prindërit është rritur ndjeshëm, e veçanërisht pas liberalizimit të vizave. Sipas zv/Ministres se Brendshme, Elona Gjebrea, në 90% të rasteve ky fenomen ndodh me dijeni të familjarëve, ndërsa theksoi se përgjatë 2016 shifrat janë rritur ndjeshëm.Fenomeni i largimit të fëmijëve të pashoqëruar jashtë Shqipërisë është rritur ndjeshëm, veçanërisht pas liberalizimit të vizave, gjë që sipas zv/Ministres së Brendshme, Elona Gjebrea, ka rritur numrin e rasteve të trafikimit.Në Takimin Rajonal të Koordinatorëve Kombëtarë Antitrafikim të Evropës Juglindore, zv/Ministrja e theksoi se 90% e rasteve të largimit të fëmijëve nën 16 vjeç ndodh me dijeninë e familjarëve.Gjebrea: Për periudhën janar-maj 2016 kemi pasi 61 kërkesa për kthimin e fëmijëve të pashoqëruar, janë kryer 31 vlerësime social-ekonomike dhe janë realizuar 26 riatdhesime.Gjebrea theksoi se Ministria e Brendshme në bashkëpunim me Shërbimin Social Shtetëror po punojnë për identifikimin e qyteteve ku fenomeni i migrimit të fëmijëve të pashoqëruar nga prindërit është më shumë i përhapur:Gjebrea: Në kodin penal të Republikës së Shqipërisë braktisja e fëmijëve nën moshën 16 vjeç nga prindërit përbën një vepër penale.Rezulton se kryesisht fëmijët dalin nga Shqipëria të shpqëruar nga prindërit, këta të fundit kthehen vetëm pasi kanë lënë fëmijët jashtë shtetit. 95% e të miturve janë mbi moshën 16 vjeç.Ambasadori i OSBE, Florian Rauning, kërkoi rritje të bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër trafikimit të qënieve njerëzore, e sidomos trafikimit të fëmijëveRauning: “Fenomeni i të miturve të pashoqëruar paraqet sfida të reja alarmante, siç konfirmojnë shifrat e fundit të EUROSTAT-it. Për shembull në vitin 2015, më shumë se 88 mijë azilkërkues në BE kanë qenë të mitur të pashoqëruar. Këta të mitur janë pre e lehtë për trafikantët dhe kontrabandistët e qenieve njerëzore. Ekziston edhe një zonë gri në lidhje me këto të mitur të pashoqëruar, të cilët nuk aplikojnë për azil në të parin vend të sigurt, ose zhduken nga strukturat e kujdesit”.Zv/Ministrja Gjebrea ftoi Koordinatorëvt Kombëtarë Antitrafikim të Evropës Juglindore që të sjellin në Shqipëri praktikat më të mira për luftën kundër trafikimit të qënieve njerëzore.