Juncker për Turqinë: Nuk do të ketë liberalizim të vizave pa u plotësuar kriteret
Presidenti i Komisionit Europian, Zhan Klod Junker, ka konfirmuar edhe njëherë ndasitë që ekzistojnë mes BE-së dhe Turqisë, teksa është shprehur se marrëveshja e liberalizimit të vizave nuk do të zbatohet në rast se Qeveria e Ankarasë nuk do të përmbushë kriteret e paracaktuara. Ai e vuri theksin tek ndryshimi i ligjit për terrorizmin. Megjithatë, më herët zyrtarët turq janë shprehur se nuk kanë ndërmend që të bëjnë ndryshime mbi një ligj i cili shërben për t'i bërë ballë dhunës së Shtetit Islamik dhe militantët kurdë në rajonin jug-lindor të vendit. Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, ka deklaruar se marrëveshja për liberalizimin e vizave me Turqinë nuk do të zbatohet në rast se Qeveria e Ankarasë nuk do të përmbushë me sukses të gjitha kriteret e paracaktuara.Zyrtari i Bllokut me 28-antarë theksoi në veçanti ndryshimin e ligjit për terrorizmin.Ai tha se ky ligj duhet të jetë në përputhje me legjislacionin e shteteve europiane.Megjithatë, gjatë takimit të mbajtur më herët me Presidentin e Parlamentit Europian, Martin Schuls, Ministri turk për integrimin, Volkan Bozkir deklaroi se Turqia nuk ka ndërmend që të ndryshojë këtë pjesë të legjislacionit të saj.Ai tha se ligji është i nevojshëm për t'i bërë ballë dhunës që ka ardhur si pasojë e sulmeve nga Shteti Islamik dhe militantët kurdë në rajonin jug-lindor të vendit.Turqia ka kërcënuar se në rast se Bashkimi Europian nuk do të liberalizojë vizat për qytetarët e saj, atëherë Qeveria do të konsiderojë anulimin e marrëveshjes së arritur më herët për menaxhimin e krizës së emigrantëve.Akordi u negociua nga Bruksel nga kabineti i Kryeministrit në ikje, Ahmet Davutoglu.Megjithatë, Zhan Klod Junker u shpreh se largimi nga detyra i Davutoglusë nuk do t'a kërcënojë aspak implementimin e marrëveshjes.