Arrestohet nëna e të “fortit” të Bulqizës
Dy persona janë arrestuar nga policia e Bulqizës, njëri prej të cilëve grua. Arsyeja e arrestimit është armëmbajtja pa leje, pasi atyre ju gjet një armë zjarri pistoletë me 8 fishekë.Operacioni i koduar “Gjeologu”, u ndërmor pas informacioneve operative se në një automjet tip Benz që lëvizte në lagjen “Gjeologu” të qytetit Bulqizë kishte armë zjarri.Policia nisi aksionin duke ushtruar kontroll në automjetin e përdorur nga shtetasi Luan Ternova, 40 vjeç. Në momentin e kontrollit, çantën ku ndodhej pistoleta e ka marrë shtetasja Sarie Ternova, 58 vjeçe, me qëllim shmangien e kontrollit."Shtetasit e lartpërmendur (nënë e bir) Luan Ternova dhe Sarie Ternova u arrestuan në flagrancë për veprën penale 'mbajtja pa leje e armeve luftarake" kryer ne bashkëpunim. Shtetasi Luan Ternova ka qenë i dënuar më parë për vjedhje banesash në shtetin francez dhe ka vetëm një muaj që kishte dalë nga burgu dhe ishte deportuar në Shqipëri. Theksojmë se para disa muajsh nga Policia e Bulqizës është arrestuar edhe vellai i shtetasit Luan Ternova, shtetasi Fadil Ternova (i njohur si i forti i Bulqizës) për armëmbajtje pa leje”, sqaron policia.
/Ora News/