Gjobë 50 mln lekë tre biznesmenëve, arrestohet pronari i mobilierisë dhe bashkëpunëtori
Dy shtetas u arrestuan nga policia pasi i kishin vënë 50 milionë lekë gjobë një biznesmeni.Policia e kryeqytetit bëri me dije se operacioni i koduar “BISS”, përfundoi me arrestimin e shtetasve Sadik Dinga, 27 vjeç banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale "Falsifikim monedhash", si dhe Ervis Alla, 29 vjeç, banues në Krujë, pronar i mobileri “Vllaznia”.“Arrestimi i tyre u krye pasi u kapën në flagrancë në vendin e quajtur "Zogu i Zi" në momentin që këta shtetas po përgatiteshin të merrnin shumën e 50 milion lekëve nga shtetasi I. A., 59 vjeç, biznesmen (shoqëri transporti ndërkombëtar mallrash), i shtrënguar me anë të kanosjes për dhënie pasurie më datë 28.04.2016”, sqaron policia.Nga hetimet e kryera rezulton se këta shtetas kanë kanosur edhe persona të tjerë për dhënien e shumave të konsiderueshme. Kështu, ata kanë kanosur shtetasin me iniciale B.K, 60-vjeç, biznesmen që merret me dhënien me qira të ambienteve. Këtij shtetasi i janë kërkuar 50 milionë lekë.Gjithashtu, është kanosur edhe një biznesmen tjetër me iniciale A.L, në qytetin e Durrësit, duke i kërkuar 30 milionë lekë, ngjarje e ndodhur në muajin prill të këtij viti.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 aparate celulare të markave të ndryshme si dhe 5 karta SIM të kompanive të ndryshme.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale të "Shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie", kryer në bashkëpunim.[caption id="attachment_745032" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Momenti i arrestimit ne kohen kur po merrnin shumën e parave[/caption][caption id="attachment_745031" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Momenti i arrestimit ne kohen kur po merrnin shumën e parave[/caption][caption id="attachment_745030" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: I arrestuari dergohet ne Drejtorine e Policise[/caption]/Ora News/