Aksidenti në Kavajë, Blushi: Shteti hoqi kangjellat për karburantin; Braçe: Jo, Gjykata
Aksidenti i rëndë i cili ndodhi në Qerret të Rrogozhinës ku humbën jetën dy fëmijë 3 dhe 5 vjeç dhe u plagos nëna me fëmijën më të vogël ka shkaktuar diskutime edhe në parlament. Deputeti Ben Blushi akuzoi Qeverinë se nuk mbrojti intresin publik duke shkaktuar dy viktima të pafajshme. Por për deputetin Erjon Braçe mungesa e barrierave në këtë rrugë është për shkak të një vendimi të padrejtë gjykate. Ndërsa për Ministrin e Financave, Arben Ahmetaj, ky aksident tragjik tregon mosfunksionimin e drejtësisë në vend.Duke marrë shkas nga aksidenti tragjik i ndodhur disa ditë më parë në Rrogozhinë, deputeti socialist Ben Blushi akuzoi Parlamentin dhe Qeverinë se nuk po mbron interesin publik por atë privat.Sipas deputetit Blushi, barrierat mbrojtëse në këtë segment u hoqën vetëm për interesat e një karburanti privat dhe Qeveria nuk mori asnjë masë.Blushi: Për të mbështetur interesin privat para interesit publik shkaktoi 2 viktima, një 3 vjeç dhe një 5 vjeç. Dhe bashkë me ata sigurisht edhe prindërit e tyre. Kë mbrojti në këtë rast Qeveria, karburantin privat? A keni parë që prej 10 ditësh kur ka ndodhur ai aksident të shkojë shteti atje dhe ta rivendosë kangjellën që hoqi për të mbrojtur një karburant privat? Jo.Por deputeti socialist, Erjon Braçe, fajësoi për aksidentin tragjik gjykatën, e cila sipas tij favorizoi karburantin në dëm të sigurinë rrugore.Edhe Ministri Arben Ahmetaj tha se përgjegjësia për aksidentin bie mbi sitemin e drejtësisë.Braçe: Në rastin në fjalë ndrin, shkëlqen gjykata e Kavajës e cila ka marrë një vendim për të shqyer rrugën dhe për ta bërë atë të pasigurt në funksion të një interesi terësisht privat, siç është ai karburanti atje.Ahmetaj: Fakti i humbjes së jetës së dy fëmiëjve nuk duhet të ishte sjellë ashtu siç u soll, por duhet të sillej si një ilustrim tragjik i mungesës së një drejtësie në favor të interesit publik, pa shkelur patjetër asnjë interes privat, por në favor të interesit publik.Prokuroria e Kavajës ka nisur një hetim për aksidentin dhe paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë mungesa e elementëve të sigurisë në rrugë.