“AdventureNext Balkans”, mbahet në Ohër konferenca ndërballkanike
Në Ohër u mbajt konferenca dy ditore “AdventureNext Balkans”, ku për herë të parë Ballkani u përfaqësua nga shqiptarja Blerina Ago nga Federata Shqiptare e Rafting.Në Ohër të Maqedonisë po organizohet konferenca “AdventureNext Balkans”, e cila mundëson rritje më të madhe ekonomike për Ballkanin nëpërmjet zhvillimit të tij si një destinacion i vetëm dhe i madh turistik.Për herë të parë Ballkani u përfaqësua nga Federata Shqiptare e Rafting.Përfaqësuesja shqiptare, Blerina Ago, nënvizoi gjatë konferencës se turizmi është potenciali kryesor për zhvillimin ekonomik.“Turizmi është potenciali më i madh i të gjitha vendeve për t'u zhvilluar në mënyrë të qëndrueshme, në respekt të mbrojtjes së natyrës dhe trashëgimisë", u shpreh Ago.Konferenca rajonale “AdventureNext Balkans”, ku ishin të pranishëm 300 delegatë e përfaqësues të Organizatës Botërore të Turizmit të OKB-së si dhe operatorë turistike, organizohet nga Adventure Travel Trade Association.