Prej 25 vitesh Qarku i Dibrës pa laborator analizash për tokën
Ekspertë të Ministrisë së Bujqësisë dhe Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë në Qarkun Diber, japin alarmin për mungesën e laboratorit për analizën e tokës, jofunksionale prej 25 vitesh. Sipas kreut të Bujqësisë për Dibrën, Novrus Jashari fermerët, në mungesë informacioni për kultivimin e kulturave bujqësore, nuk vjelin prodhimin maksimal.Jashari: Ka 25 vite që analiza toke në Qarkun Dibër nuk bëhen për shkak të mungesës së laboratorit që dikur ishte prezentë në Drejtorinë e Bujqësisë. Fermerët kanë gjetur disa mundësi në laboratore private por janë të paktë në numër. Një analizë komplekse e tokës është 150 euro, por fermerët nuk e kanë këtë mundësi. Brenda një parcele të madhe mund të kemi struktura toke me përmbajtje të ndryshme të elementëve kimikë.Aktualisht disa nga fermerët e Dibrës, kryejnë analizat në laboratoret private por, për shkak të kostos së lartë, nuk është e mundur për të gjithë. Shumica e banorëve në njësitë administrative të Dibrës, merren me bujqësi e blegtori. /Ora News/