Shalsi: Deputetët ti përmbahen rendit të ditës, diskutohet çdo gjë, por jo ligjet

Deputeti, Eduard Shalsi, u është drejtuar me një letër të hapur kreut të Kuvendit dhe 4 kryetarëve të grupeve parlamentare ku u kërkon rivendosjen e rregullit të proçedurës parlamentare për të zbatuar rigorozisht rendin e ditës që nuk privon  asnjë nga deputetët të flasë për gjithshka do jashtë rendit, por këtë ta bëjë në hapësirën e rezervuar si diskutim i lirë.Shalsi: “Ka një parashikim të veçantë tek rendi i ditës së punimeve të Kuvendit në Seance Parlamentare, të sanksionuar në një pikë të veçantë, që quhet diskutim i lirë dhe çdo deputet mund të flasë për çdo lloj çështje jashtë rendit të ditës që e konsideron si të rëndësishme. Gjithkush nga ne mund dhe duhet ta përdorë këtë hapësirë për të folur për tema që e shqetësojnë. Nëse është vetëm 60 minuta ejani të ndryshojmë Rregulloren dhe ta bëjmë 120 min, 240 min, apo edhe më shumë nëse do të duhet”.Sipas Shalsit , zhvillimi i seancave parlamentare po degradojnë gjithnjë e më shumë duke dëmtuar rëndë rolin dhe funksionimin e institucionit demokratik suprem që përfaqëson shqiptarët.Shalsi: “Duke vërejtur me shumë kqardhje që po bëhet gjithnjë e më i shpeshtë fakti që ndërsa në rendin e ditës kemi projektligje të caktuara, në Seanca Parlamentare flitet për gjithshka tjetër përveçse projektligjeve në fjalë, çka përveçse në shkelje të Rregullores nuk përputhet aspak, as me funksionin e Kuvendit dhe as lejon publikun të kuptojë opinionet, qëndrimet, si dhe arsyet se përse këto ligje diskutohen dhe, për pasojë, miratohen ose jo”.Kjo situatë thotë Shalsi, është e papranueshme, e pashëndetshme për demokracinë parlamentare, krejtësisht të dëmshëm për imazhin dhe reputacionin e Parlamentit dhe aspak të dobishme qytetarët shqiptarë.

Letra e Shalsit për Metën dhe kryetarët e grupeve