Arrestohen hajdutët e Benzave në Tiranë, në 2 muaj vodhën 6 makina

Dy shtetas u arrestuan nga policia, ndërsa një i tretë po ndiqet penalisht në gjendje të lirë për vjedhje të automjeteve.Operacioni i koduar “Automobili i fundit"përfundoi me arrestimin e shtetasve, Romeo Rakipi, 28 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar si dhe Dervish Bara, 47 vjeç, banues në Durrës. Në gjendje të lirë po ndiqet shtetasi me iniciale S. A. 63-vjeç, banues në Durrës.“Këto automjete dyshohen te jene  shitur në pikat e skrapit nga Romeo Rakipi, mjete te cilat dyshohet ti ketë vjedhur në bashkëpunim me një shtetas tjetër (po punohet për identifikimin e bashkëpunëtorit)”, sqaron policia.28 vjeçari, rezulton të jetë autor bashkë me një shtetas tjetër edhe i katër automjeteve gjatë muajit mars dhe prill të këtij viti, kryesisht mjete tip Mercedez Benz.Materialet proceduriale i'u kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale "Vjedhje e pasurisë e kryer në bashkëpunim më shumë se një herë" dhe "Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale".Rastet:Më datë 04.05.2016, është vjedhur automjeti tip "Mercedes Benz", në pronësi të shtetasit D. D., 45 vjeç, banues në Tiranë. Automjeti u gjend në Spitall Durrës, në një pikë skrapi në pronësi të shtetasit D. B..-Më datë 07.05.2016, është vjedhur automjeti tip "Mercedes Benz", në pronësi të shtetasit P. S., 56 vjeç, banues në Tiranë. Automjeti u gjend në Durrës, në një pikë skrapi në pronësi të shtetasit S.A.-Më datë 05.03.2016, në rrugën "Siri Kodra", është vjedhur automjeti tip "Mitsubishi", në pronësi të shtetasit A. L., 36 vjeç, banues në Tiranë.-Më datë 16.03.2016, në rrugën "Faik Konica", është vjedhur automjeti tip "Mercedes Benz", në pronësi të shtetasit Sh. Gj., 54 vjeç, banues në Tiranë.-Më datë 27.03.2016, në rrugën "Siri Kodra", është vjedhur automjeti tip "Mercedes Benz", në pronësi të shtetasit B. A., 39 vjeç, banues në Tiranë.-Më datë 11.04.2016, në rrugën "Belul Hatibi", është vjedhur automjeti tip "Mercedes Benz", në pronësi të shtetasit I. K., 53 vjeç, banues në Tiranë. Screenshot_4 Screenshot_6 Screenshot_5 Screenshot_7/Ora News/