Bashkia e Tiranës: Ndërtimi i pallatit tek diga e liqenit, e rrezikshme! U shkel moratoriumi!

Bashkia e Tiranës këmbëngul se leja e dhënë pranë digës së liqenit në kryeqytet për ndërtimin e disa pallateve është në kundërshtim me ligjet në fuqi.Bashkia thekson se vendimi për lejen është dhënë pas moratoriumit për ndalimin e ndërtimeve.Moratoriumi është vendosur nga qeveria më 22 gusht të vitit 2014, ndërsa leja sipas Bashkisë së Tiranës është dhënë më 14 tetor të vitit 2014.“Leja është dhënë në kundështim me vendimin Nr.4 dt. 06.01.2015 i Komitetit Kombëtar të Digave, i cili ka miratuar edhe “Studimin hidroteknik për sigurinë e digës së liqenit artificial të Tiranës dhe masat mbrojtëse nga diga”, duke theksuar rrezikshmërinë e ndërtimeve nën Digë; Leja është dhënë pa pasur një Plan të Detajuar Vendor (PDV)”, thuhet në njoftimin e Bashkisë.Bashkia e Tiranës ka dërguar për mediat edhe një dokument sipas të cilës tregon firmën e dhënë nga ish-kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha.Leja e e pallatit te Diga e Liqenit/Ora News/