Ben Blushi: Elvis Rroshi flamuri i Rilindjes. 1 mijë kafe nuk mbahen mend, dënimin Po!

Ben Blushi akuzon maxhorancën dhe kryetarin e PS-së Edi Rama se po mbron njerëz si Elvis Rroshi të cilët janë me të kaluar të errët penale. Në fjalën e tij në Kuvend Rama kishte dhe një këshillë për kolegët e tij rilindas."Një kryetar bashkie i rilindjes ka një vit e gjysmë që akuzohet jo nga këta se këta nuk i besoj por nga ata që drejtuan grupin parlamentar. E vutë në listë, bëri formularin e dekriminalizimit dhe tha kam harruar për cfarë jam akuzuar. Ka dy mundësi, ose gënjen ose është dënuar 1 mijë herë dhe nuk mban mend. Unë nuk mund të mbaj mënd 1 mijë kafe por një dënim e mbaj mend, se nuk dënohesh 1 mijë herë në jetë. Dënohesh një herë, 2 herë, 5 herë dhe këtë mbroni ju. Ky është simboli flamuri i Rilindjes. Ky njeri që thotë nuk mbaj mend si jam dënuar, për çfarë jam dënuar nuk e di dhe gënjen shtetin e vet është akoma në detyrë, ky është antipod me një zonjë aty që u ngrit në grup parlament dhe ju tha: Keni shkarkuar mësues për arsye politike dhe ju dha një rast. Ajo u nxorr nga dera. Mimoza Hafizi u nxorr nga dera e partisë kurse ky hyn dhe nga dritarja, ky që harron se pse është dënuar. Kë mbroni në këtë rast?! Kush është matësi?! Kush e ka fajin për këtë depresion, degradim?! Kush e ka fajin që Shqipëria e Saliut vetëm po lyhet me bojë si një gërmadhë. Miqësisht kam një këshillë për të gjithë ju, ish miqtë e mi, të Rilindjes. Edi Rama do vazhdojë të luejë me bojë gërmadhën e Saliut por mos ia mbani bojërat se do bëheni pis bashkë me të.Elvis Rroshi në forlumarin e tij të vetëdeklarimit pranonte se ishte dënuar në Gjermani.