Veliaj inauguron rrugën e Qesarakës: Investimet në shkolla fund mësimit me dy turne
Përurohet rruga e re e Qesarakës që u shërben 10 mijë banorëve. Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se kjo rrugë do t'u vijë në ndihmë banorëve të kësaj zone për të lëvizur, por edhe do t'i japë vlerë më të madhe pronës së tyre.Veliaj: E di se shumë shqiptarë kanë pritur prej kohësh të shohin se si taksat e tyre përkthehen në investime, ndaj në më pak se një vit i kemi përkthyer në investime taksat që qytetarët paguajnë modestisht në Tiranë. Çdo qytetar ka sot garancinë se çdo qindarkë që jep në Bashkinë e Tiranës, i përkthehet në investim, çdo investim ia rrit më shumë vlerën pronës së tij, ashtu siç ka ndodhur në qendër të Tiranës, por edhe këtu në periferi.Kryebashkiaku premtoi kthimin e zonës Kinostudio-dajt në një ndër qendrat e Tiranës policentriste, ndërsa viti I ardhshëm shkollor do të jetë I pari gjatë të cilit nuk so të ketë mësime me dy turne në shkollat e mesme.Veliaj: Me vizonin e planit urbanistik të Tiranës, planifikojmë që zona Kinostudio-Dajt të jetë një ndër qendrat e Tiranës policentriste, siç do të jetë Kombinati, Lapraka. Besojmë se vetëm duke grupuar Tiranën në këto poliqendra, do të mund të jemi një qytet më funksional. Më vjen mirë që këtë vit, investimit për këtë rrugë i bashkohet edhe investimi për shkollën e mesme. Do të kemi vitin e parë ku nuk do të ketë më shkolla të mesme me dy turne në qytetin e Tiranës.Kryebashkiaku theksoi se për herë të parë këtë vit, do të fillojnë të shpërndahen grantet e Bashkisë, sipas nismave të vetë komunitetit./Ora News/