PD ka gati platformën që garanton një proçes të lirë dhe të ndershëm zgjedhor
Ndërsa e ka shpallur si prioritet të axhendës së tij politike, kryedemokrati Basha deklaron se Partia Demokratike ka gati platformën që garanton një proces të lirë dhe të ndershëm zgjedhor.Deklaratën Basha e bëri gjatë takimit me drejtues të lartë të Senatit, Dhomës së Deputetëve dhe me zëvendësministrin e Jashtëm të Italisë.Duke e konsideruar një betejë të vështirë për shkak se oligarkia tenton ta asgjësojë votën e lirë, median e lirë, mendimin e lirë, shoqërinë civile, opozitën politike, Basha ka kërkuar edhe ndihmën e Italisë për të garantuar zgjedhje të lira dhe ndershme në Shqipëri.Ligji për dekriminalizimin dhe zbatimi i tij ishte një tjetër temë që zuri vend në diskutimet e zotit.Basha dhe personaliteteve të politikës italiane.Basha: “Problemi më i madh në Shqipëri është inkriminimi i politikës, katapultimi në parlamentin shqiptar dhe në zyrat kryesore të vendimmarrjes i personave me rekorde të tmerrshme kriminale. Ndokët, frrokët, prengët, bushët, roshët kanë qenë kryefjalë e aksionit politik të Partisë Demokratike dhe sot janë subjekt i një procesi të njohur tashmë ndërkombëtarisht si procesi i dekriminalizimit.Zbatimi i ligjit të dekriminalizimit nxjerrja jashtë zyrave të shtetit të të inkriminuarve është ekzistenciale për të sotmen dhe të nesërmen e demokracisë shqiptare dhe shtetit ligjor”.Po kështu Basha ka ndarë shqetësimet për situatën e rëndë ekonomike dhe korrupsionin që sipas tij ëhstë i shtrirë në të gjitha hallkat e shtetit.Basha: “Gjendja në vend ka precipituar sa i përket parametrave të luftës kundër krimit, korrupsionit, të demokracisë, të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ekonomia është zhytur në krizë, niveli i papunësisë e varfërisë sa vjen e thellohet me pasoja të jashtëzakonshme për vendin.Pasoja të cilat ndihen dhe në vendet e Bashkimin Europian, ku më shumë se 100 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil politik”.Gjatë vizitës së tij në Itali, Basha u prit në takime të veçanta nga, ish-presidenti i Italisë, senatori Giorgio Napolitano, Pier Ferdinanto Cazini, President i Komisionit për Punët e Jashtme në senatin italian, Mario Giro, zëvendësministër i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Fabrizio Cicchitto, presidenti i Komisionit për Punët e Jashtme në parlamentin italian, Imzot Vincenzo Paglia ministër për Çeshtjet Sociale në Shtetin e Vatikanit, kryetari i Grupit të Partisë Demokratike në senatin italian Luigi Zanda, Paolo Romani kryetar i grupit të Forca Italia në senatin Italian.