BE-ja nuk lejon korrigjimin e marrëveshjeve Prishtinë-Beograd
Bashkimi Europian ka kërkuar edhe njëherë që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura me Serbinë. Kësaj radhe për mediat është prononcuar zëdhënësja e shefes për politikat e jashtëme të BE-së, Maja Kocijancic, e cila theksoi se nuk ka dhe as nuk do të ketë rinegociata për akordet e arritura. Më herët, eurokomisioneri për emigracionin Dimitris Avramopulos ka deklaruar se kriteri kryesor për të përmbyllur procesin e liberalizimit të vizave është pikërisht ratifikimi në Parlament i marrëveshjes së Demarkacionit të kufirit, të arritur me Malin e Zi.Zëdhënësja e shefes për politikat e jashtëme të BE-së, Maja Kocijancic ka bërë edhe njëherë thirrje që marrëveshjet e firmosura më herët mes Serbisë dhe Kosovë të zbatohen plotësisht, teksa nënvizoi se nuk ka dhe as nuk do të ketë rikorigjim të akordit të arritur. Ajo tha gjithashtu se cdo informacion i ndryshëm në lidhje me këtë cështje është thjesht një keqinformim i mediave dhe jo një burim zyrtar i BE-së. Një lajm i tillë ka përforcuar edhe njëherë direktivat e dhënë nga blloku me 28 antarë në mënyrë që të shënohet progress drejt integrimit europian.Më herët, eurokomisioneri për emigracionin Dimitris Avramopulos përsëriti se kriteri kryesor për të përmbyllur procesin e liberalizimit të vizave është pikërisht ratifikimi në Parlament i marrëveshjes së Demarkacionit të kufirit, të arritur me Malin e Zi.Marrëveshjet e arritura në Bruksel nga qeveria e Prishtinës janë kundërshtuar ashpër nga partitë opozitare ndaj nuk dihet nëse këto të fundit do të ndryshojnë qëndrim pas rekomandimeve të bëra nga zyrtarët e Bashkimit Europian. Nga ana tjetër, Kryeministri Mustafa, ka përsëritur se kabineti i tij është i vendosur që t'i dërgojë deri në fundit akordet e firmosura me Serbinë dhe Malin e Zi, si kritere bazike për të vijuar rrugën drejt integrimit në organizmat ndërkombëtarë.