Pheniani, të dërguar të posaçëm në Pekin

Udhëheqësi koreano-verior Kim Jong Un ka dërguar një emisar të posaçëm në  Kinë, në kohën e marrëdhënieve të tensionuara midis dy aleatëve tradicionalë.Agjencia Qendrore koreano-veriore e lajmeve njoftoi se Choe Ryong Hae, drejtor i Byrosë së Përgjithshme Politike të ushtrisë së Koresë së Veriut, u nis sot nga Pheniani për në Kinë. Njoftimi i shkurtër nuk dha hollësi në lidhje me qëllimin e vizitës.Choe besohet të jetë zyrtar i nivelit më të lartë që Pheniani ka dërguar në Pekin që kur  Kim mori përsipër udhëheqjen e vendit pas vdekjes së babait të tij në fund të vitit 2011.