Lirohen 5 serbët e rrëmbyer në Libi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Maj 2013, 08:48
Zyrtarët serbë kanë deklaruar se pesë shtetasit serb janë kthyer në shtëpi pasi kaluan 21 muaj si të zënë robë në Libi.Zëvendëskryeministri Aleksandër Vuçiç tha se personat u kthyen në Serbi të martën, pas disa muaj të gjatë negociatash.Ata ishin duke punuar në ndërtimin e rrugëve në Libi, kur u rrëmbyen nga rebelët gjatë kryengritjes që rrëzoi Muamar Gadafin.Ata u akuzuan se ishin mercenare të frocave të Gadafit dhe u mbajtën në paraburgim në qytetin veriperëndimor të Zintanit.Vuçiç tha se sigurimi i lirimit të tyre ishte i “vështirë”.Më shumë se një vit pas pëmrbysjes së regjimit të Gadafit, Libia është kapluar nga mungesa e ligjit dhe nga dhuna.