Martesa po afrohet shumë shpejt
Martesa e Jennifer Aniston me të fejuarin Justin Therox mund të jetë më shpejt nga sa mendohet, sepse partneri i aktores dyshohet se ka zhvilluar festën e beqarisë gjatë fundjavës së kaluar, gjë që zakonisht ndodh përpara dasmës.Aktori dhe shoku i tij skenarist Gavin McInnes, ka postuar një foto në Instagram gjatë të shtunës në mbrëmje, ku përveç tyre shfaqej edhe një tjetër shok, teksa i gjithë imazhi shoqërohej me komentin: "Festa e beqarisë gjatë natës së kaluar...". Të jetë kjo një shenjë se diçka pritet të ndodhë, apo thjesht shaka? Nuk mbetet veçse të pritet.Ndërkohë që nuk duhen harruar edhe zërat që lindën në fillim të këtij muaji, sipas të cilave Jennifer Aniston e kishte shtyrë martesën, sepse edhe "ish"-i i saj Brad Pitt, bashkë me të fejuarën Angelina Jolie, kishin planifikuar të martohen gjatë kësaj vere.Nuk përjashtohet që kjo të ketë qenë një taktikë për të shpërqendruar mediat, teksa nga ana tjetër kanë planfikuar që të zhvillojnë gjatë këtij muaji një ceremoni plotësisht sekrete.