Premiera e "Blood Ties"

Aktoria Marion Cotillard ka bërë një paraqitje mjaft të mirë në festivalin e Kanës, në premierën e filmit "Blood Ties".Ajo është shfaqur elegante dhe shik mbi tapetin e kuq, duke i lënë meshkujt me gojë hapur. Ajo kishte zgjedhur një fustan të bardhë me kombinimin e ngjyrave të verdhë dhe të zezë. Ndërsa flokët i mbante të kapura për ti nxjerr më në pah bukurinë dhe modelin fustanit të saj.Po në të njëjtën premirë filmi, në festivalin e Kanës është shfaqur edhe kolegia e saj, aktoria Zoe Saldana. Teksa ecte mbi tapetin e kuq, Zoe mbante një fustan të markës "valentine", një fustan i dizenjuar mjaft bukur, por që aktores nuk i përshtatej me linjat e saj tepër elegante.Por buzëqeshja e saj e ka bërë si gjithmonë të duket bukur.