Nuk është më joshës për femrat

Të qenit seks simbol dhe joshës për femrat, duket se nuk është më realitet për Johnny Depp, edhe atë për faj të së dashurës së tij.Aktori mësohet se është tronditur kur dy femra të mahnitshme i ishin drejtuar atij dhe të dashurës së tij Amber Heard në rrugët e Beverly Hills, duke u kërkuar të bëjnë një fotografi.Por, befasia ishte kur, pasi Johnny kishte pranuar , ato i kanë dhënë atij një iPhone dhe i kanë kërkuar t'i fotografojë duke pozuar dhe duke iu ngjitur pas trupit të së dashurës së tij.Pasi Johnny i kishte fotografuar, vajzat kishin filluar ta bombardojnë Amber me komplimente për atë se sa e bukur është dhe sa e mrekullueshme që është aq e hapur për biseksualitetin e saj."Ishte e tmerrshme - vajzat reaguan sikur Johnny nuk ishte aty, duke e ftuar Amber në një festë më vonë atë mbrëmje ku do të kishte shumë vajza dhe djem të nxehtë"."Johnny përfundimisht kërceu dhe tha, 'Hey, nuk e shihni se ajo është me mua? Kjo është e para! Zakonisht vajzat hidhen në mua... jo në të dashurën time'!", ka sqaruar burimi.