Pozon për "Esquire"
Është hera e parë që aktori Brad Pitt ka dhënë një intervistë pasi Angelina Jolie bëri publik faktin e heqjes së gjinjëve.Ai ka folur për revistën e njohur, "Esquire Magazine". Brad ka deklaruar se ndjehet më i lumtur se kurrë më parë.“Ndjehem i lumtur për miqtë e mirë dhe familjen time”, ka thënë Pitt.Aktori teksa ka pozuar për foton e kopertinës, kishte veshur një bluzë sport të zezë dhe një palë syze të errta . Ai ka folur për gjashtë fëmijët e tij me Angelina Jolie, dhe ka thënë se në shtëpinë e tyre kurrë nuk ka qetësi, por ama kjo i pëlqen aktorit hollivudian."Gjithmonë kam dashur një familje të madhe dhe të ketë kaos në shtëpi.Ndërsa në lidhje me ndërhyrjen që partnerja e tij ka bërë, Brad është shprehur krenar duke e quajtur heroinë, dhe ka rënë dakord me faktin se Angelina e ka ndarë këtë lajm me të gjithë, pasi mund ti shërbejë shumë femrave në mbarë botën.Aktualisht Brad Pitt po merret me promovimin e filmit të tij të fundit të titulluar "Warld war".