“Billboard” ndan çmimet për muzikë

Këngëtarët e popit, Taylor Swift dhe Justin Bieber, kanë qenë fituesit e çmimeve që ka ndarë revista Billboard, në Las Vegas.Swift është nderuar me çmimin e artistes së vitit dhe shtatë të tjera. Bieber, ndërkaq, ka marrë tre çmime, përfshirë atë të artistit më të mirë mashkull.Evenimenti ka nderuar edhe Madonën për turneun MDMA, i cili ka mbledhur më shumë para se çdo seri tjetër e koncerteve më 2012.“Billboard” është revista më e shquar amerikane, e cila mbulon biznesin muzikor.