Yahoo! “blen” faqen e blogut Tumblr
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Maj 2013, 09:22
Mediat amerikane thonë se kompania e internetit Yahoo! do të blejë faqen e njohur të blogut, Tumblr, për 1.1 miliard dollar.Sipas raporteve, bordi i Yahoo! ka miratuar marrëveshjen dhe njoftimi zyrtar pritet të bëhet sot.Yahoo! dhe Tumblr nuk i kanë mohuar e as pohuar informacionet.Tumblr, i cili u lejon përdoruesve të shkarkojnë tregime, fotografi dhe përmbajtje të tjera, konsiderohet si njëra nga platformat më të popullarizuara në mesin e të rinjve.Analistët thonë se blerja e Tumblr, Yahoo!-së do t’i sillte përfitime të mëdha.