Urimi për 5 vjetorin e martesës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Maj 2013, 16:34
Jessica Alba vendosi të shprehte dashurinë e saj në përvjetorin e pestë të martesës në një mënyrë shumë të veçantë.Aktorja 32-vjeçare, e konsideruar gjerësisht si një prej femrave më të bukura të botës, i dedikoi një kolazh fotosh nga momentet e tyre më të lumtura, bashkëshortit Cash Warren, në profilin e saj në "Twitter".Duke etiketuar Warren, njëkohësisht si shokun e saj më të mirë, Alba shprehu publikisht dashurinë e saj, teksa uroi "edhe pesë vite të tjera të mrekullueshme së bashku".Nga martesa e tyre e përbashkët, Alba dhe Warren kanë dy vajza, Honor 5-vjeçare dhe Haveni 2-vjeçare.