Jolie një film mbi nënën e vet
Aktorja e njohur, Angelina Jolie, gjatë një interviste për mediet amerikane ka deklaruar se nuk ka fare shoqe dhe personi i vetëm me të cilin bisedon lirshëm, është, Brad Pitt."Nuk kam asnjë shoqe të ngushtë dhe i vetmi njeri me të cilin bisedoj 'pa doreza' është Brad-i", tha ajo. Jolie nuk ka shoqe pasi nuk u beson shumë femrave dhe frikësohet se ato mund t'i bëjnë publike detaje nga jeta e saj. "Unë jam vetë femër dhe duke u nisur nga kjo nuk u besoj atyre, për shkak se ne nuk mund t'i mbajmë për vete sekretet e të tjerëve".Pas lajmit tronditës të deklaruar nga aktorja disa ditë më parë për heqjen e gjoksit duke minimizuar rrezikun e sëmundjes si nëna e saj, tani Angelina ka bërë një tjetër deklaratë, ku thuhet, se do të bëjë një film mbi nënën e saj, prodhuar nga Brad Pitt.Të njëjtët flokë, të njëjtët sy, e njëjta buzëqeshje. Këto janë Angelina Jolie dhe nëna e saj, Marcheline Bertrand, e cila ka vdekur nga kanceri në vitin 2007, në moshën 57-vjeçare.