Rihanna, gjyq për një bluzë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Maj 2013, 16:59
Rihanna do të hedhë në gjyq gjigandin britanik “Topshop”, për t'i marrë një shpërblim prej 5 milionë dollarësh, pasi firma ka shitur bluza me imazhin e saj të stampuar në pjesën e përparme pa lejen e këngëtares.25-vjeçarja ka tetë muaj që po negocion me firmën për të zgjidhur këtë çështje dhe tashmë ka vendosur të ndërmarrë hapa ligjorë.Një burim tha për gazetën 'New York Post': "Topshopi është lajmëruar disa herë që të ndërpresë shitjet e bluzës, por përgjigja e tyre ka qenë: Ne bëjmë çfarë duam! Rihanna është ofenduar shumë sepse praktikisht ata e kanë injoruar dhe madje i kanë ofruar vetëm 5 mijë dollarë."