Eva Longoria turpërohet në tapetin e kuq
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Maj 2013, 16:45
Nuk kalon event e dikush nga yjet të mos ketë problem me veshjen.Kësaj radhe, në siklet është vënë aktorja, Eva Longoria, e cila ka zbuluar më shumë se duhet.Kjo ka ndodhur para të pranishmëve dhe medieve një natë më parë në festivalin e filmit “Cannes”.Ish ylli i “Desperate Housewives”, kishte veshur një fustan të gjelbër dhe teksa po ecte në tapetin e kuq, aksidentalisht i rrëshqiti fustani duke treguar se ajo nuk kishte veshur të brendshme.I tërë momenti u kap nga syri i kamerave dhe paparacëve duke e bërë aktoren që të skuqej.