Përlotet në premierën e filmit

"Pas kancerit, ky film është një dhuratë".Michael Douglas nuk ia del dot të mbajë lotët para mediave të mbarë botës të cilat e përshëndesin me duartrokitje të shumta për interpretimin e pianistit Liberace, tek filmi "Behind the Candelabra "."Isha në vijim të kurave, duhet të kisha kohë për të përgatitur personazhin tim, duhet të punoja me zërin dhe në piano. Ky personazh më riktheu në kinema, ishte vërtetë një dhuratë. Filmi meriton “Palmën e Artë”, ndërsa sa për mua shpresoj të kem bërë një punë të mirë", shprehet Douglas gjatë festivalit të filmit në Kanë."Behind the Candelabra" flet për lidhjen e turbullt të dashurisë mes Liberace, për miqtë e tij dhe të dashurin Scott Thorson, i interpretuar nga Matt Damon.Pavarësisht zërave të vazhdueshëm, pianisti nuk e pranoi në asnjë moment se ishte homoseksual, për shkak të tabusë që ekziston lidhur me këtë temë.