Billboard Music Awards 2013
Një nga ngjarjet më të rëndësishme për arenën muzikore është “Billboard Music Awards 2013”.Ashtu siç do vit, ky event organizohet në muajin Maj, dhe mbrëmjen e djeshme shumë artistë të muzikës kanë qënë në Las Vegas.Një nga divat e muzikës ishte edhe Jennifer Lopez e cila dha një shfaqe me të vërtetë seksi, me këngën e saj të re të titulluar "Live It Up on Friday". Veshja që Jennifer kishte zgjedhur ishte një bodysuit i kuq dhe disa pendë në krahët e saj. Jennifer ishte shoqëruar nga i dashuri i saj Casper Smart.Mëse në formë, në linjat e duhura edhe pse e kritkuar shumë së fundmi, Christina Aguilera, e veshur me një fustan të zi dukej e mrekullueshme edhe elegante. Ka performuar së bashku me Pitbull këngën e tyre "Feel this moment".Selena Gomez, e preferuara e të gjitha vajzave adoleshente, ka performuar në Billboard Awards 2013 me një grup valltarësh dhe veshur një fustan ngjyrë ari që e bënte të shkëlqente si një yll. Ndërsa për momentin e shfaqes në Billboard Selena mbante një fustan të bardhë me të cilin dukej si një zonjushë e vërtetë tepër elegante.Kombinimi perfekt i të bardhës me të zezën ishte i zgjedhur për këtë event nga Miley Cyrus.Përfaqësuesja më e denjë e muzikës country, Taylor Swift, shkëlqente gjithashtu nga një fustan i shkurtër ngjyrë blu i theksuar . Ndërsa për performnacën e mbrëmjes ajo ishte e veshur tepër sport.Atristët ishin të shumtë, të tjerë mund të përmendin rreperin Chris Brown, Lil Wayne, Avril Lavine, Kelly Rowland.