Feston 1 vjetorin e lidhjes me të dashurin
Ajo mund të mos ketë ndonjë film për të promovuar, por pasanikja Paris Hilton ka qenë një nga femrat më të komentuara në festivalin e filmit në Kanë.31 vjeçarja e cila u fotografua bashkë me të dashurin 21 vjeçar, modelin spanjoll River Viiperi, kanë festuar 1 vjetorin e lidhjes së tyre.Gjatë festës ata u fotografuan edhe në poza intime, por në një party të organizuar enkas për përvjetorin, Paris u pa e veshur me të zeza me njërin krah jashtë, teksa shoqërohej nga i dashuri.Gjatë urimit të tij në Twitter River shkruan, "Gëzuar 1 vjetorin e bukura, e dashura, perfektja, vajza më e ëmbël në planet. E dashura ime, gruaja ime e ardhshme, jeta ime. Biondja ime mahnitëse @ParisHilton"Me këtë postim nisën të përhapen zërat se çifti ka filluar të mendojë për martesë.