SHBA, fitohet llotaria 590.5 milionëshe

Miliona njerëz në mbarë Shtetet e Bashkuara pritën me padurim të dëgjonin rezultatet e një lotarie rekord që u tërhoq të shtunën dhe që kapi shifrën 590.5 milionë dollarë.Zyrtarët e lotarisë thanë se ka një biletë të vetme fituese e cila është blerë në një dyqan në Florida.Çmimi i madh, i akumuluar për gati dy muaj pasi nuk u arrit asnjë fitues, e kalon rekordin e lotarisë më të madhe amerikane që u shënua në nëntor për shumën $587.5 milion.Fituesi me fat i gjeti të pesë numrat fitues. Shanset për ta fituar lotarinë ishin një në 175 milionë.