Makina përplas për vdekje të moshuarin me biçikletë, autori kapet në Shkodër
Një i moshur nga Lezha humbi jeten, pasi biçikleta me të cilin ai udhëtonte u përplas nga një automjet. Aksidenti ndodhi rreth orës 16:00 në hyrje të qytetit të Lezhës, ndërsa viktime mbeti shtetasi Nuredin Mema 73-vjeç. Ai po dilte nga një rrugë dytësore për në supërstradë kur u përplas nga një automjet Tip Benz me targa aa 848 ja.Ka qenë vetë drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin i cili ka marrë të moshuarin për ta dërguar në spital, por ai nuk mundi që ti mbijetojë plagëve të marra duke gjetur vdekjen gjatë rruges.Pai ka lënë të aksidentuarin në spital, drejtesi i mjetit Gjon Meli nga fshati Stajkë i Shkodres është larguar. Falë punes së mirorganizuar të policisë ai u ndalua vetem pak minuta më vonë në Bushat të Shkodres dhe është shoqëruar në Komisariatin e Lezhës.[caption id="attachment_737945" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Personi i cili aksidentoi te moshuarin dhe u largua[/caption][caption id="attachment_737944" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Automjeti i cili aksidentoi te moshuarin[/caption]Nga hetimet e para është bërë e ditur se 73-vjeçari i cili po lëvizte me biçikletë ka dalë në mënyrë të menjëhershme në supëstradë, duke mos e parë automjetin i cili po lëvizte me shpejtësi.[caption id="attachment_737820" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Bicikleta e aksidentuar ne Lezhe[/caption][caption id="attachment_737821" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Pamje nga vendi ku ndodhi aksidenti[/caption]