PD akuza Beqaj: Fshihet pas “Fastech”, përfitoi 320 mln lekë nga tenderat
Partia Demokratike përmes Sekretares për Marrëdhëniet me Publikun, Grida Duma, ka denoncuar një tjetër aferë që përfshin sipas saj Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Bëhet fjalë për një tender prej 320 milion lekë në Ministrinë e Jashtme, që sipas demokratëve e ka përfituar komania “Fastech”që pretendohet se shërben si mbulesë për kompaninë “Intch plus”, e cila ka qenë në pronësi të Ministrit Beqaj. Partia Demokratike denoncoi një tjetër aferë korruptive që siç pretendohet përfshin Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.Sekretarja për Mardhëniet me publikun Grida Duma, tha se Ministri Beqaj nëpërmjet kompanisë “Fastech”, që pretendohet se është kompani mbulesë e “Intech plus”, që është administruar më parë nga ai ka marrë 320 milionë lekë për një shërbim për Ministrinë e Jashtme.Duma: Në vijim të denoncimit të oligarkëve të Edi Ramës dhe metodave sesi i vjedhin paratë e shqiptarëve, sot po ndalemi tek Intech plus i Beqës.Sikur të mos mjaftonin miliona euro të koncesioneve në shëndetësi, që nuk janë bërë për qytetarët por për klientët, Ilir Beqaj vazhdon të marrë qindra milionë lekë me Intech-un e tij.Në fillim të këtij viti kompania e themeluar nga Beqaj ka marrë 320 milionë lekë për një shërbim për Ministrinë e Jashtme.Pra Beqaj, kampioni i korrupsionit në shëndetësi, ka shtrirë dorën dhe nga godina përballë e Ministrisë së Jashtme.Fastech, është thjeshtë një mbulesë për paratë që merr kompania e Beqës.E kanë rregulluar që të futen si bashkim operatorësh, ose që ti marrë fastech, pastaj librat e shitjes tregojnë se punët i bën Intech, pra paratë në fund i merr Beqaj.Duhet të kujtojmë këtu se për vitin 2015, Intechu i Beqës, mori 11 miliardë e 257 milionë lekë.11 miliardë e 257 milionë lekë nga paratë e shqiptarëve.Duma tha se ky akt është dëshmi e korrupsiontit tronditës të qeveritarëve që po zhysin vendin në varfëri.