Klosi: Kërkesë KE që diplomat e arsimit profesional të njihen në BE

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Bleni Klosi gjatë vizitës së tij në Bruksel, kërkoi nga komisionerët e BE që diplomat e shkollave profesionale ne vend të akreditohen dhe të njihet në vendet e BE. Kjo do t'i hapte rrugë punësimit të të rinjvë  në vende të ndryshme pasi kanë mësuar një zanatë në vendin tonë.Gjatë vizitës së tij në Bruksel, Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi është takuar me Komisioneren e Lartë për Punësimin dhe Politikat Sociale në Komisionin Europian,. Marianne Thyssen.Gjatë takimit u vu theksi në zhvillimin e arsimit profesional Klosi i kërkoi Komisioneres të shihet mundësia që diplomat e shkollave shqiptare të arsimit profesional, të akreditohen, në mënyrë që diplomat e këtyre shkollave të njihen në vendet e BE-së.Klosi: Nëse jeta e tyre do të jetë e denjë dhe me punë të denjë në Shqipëri shumë mirë. Por nëse ata do të kërkojnë të jenë pjesë e tregut europian dhe ky është debati ata duhet të kenë disa profesione që janë të çertifikuara nga partnerët tanë. Pra duke e zgjedhur arsimin profesional gjithë fushatën për punësimin si një nga fushatat e para me të cilat Shqipëria do të prezantohet në këtë tregun e vështirë europian të bashkërendimit ekonomik dhe social, mendoj se gjetëm konsensusin që Shqipëria të shifet një nga shembujt e suksesit në rajon për forcimin e arsimit professional.Komisioneria eurpiane vlerësoi punën e bërë për transformimin e sistemit të shkollave të arsimit profesional, duke siguruar se do të mbështesë mekanizmat e bashkëpumit të Shqipërisë dhe vendeve të BE-së./Oranews.tv/