Bushati: Mundësi e re për Kosovën për t'i dëshmuar Evropës magjinë e futbollit

Anëtarësimin në UEFA të Kosovës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati e konsideroi si një sukses pozitiv dhe si një mundësi e re për Kosovën për t'i dëshmuar Evropës magjinë e futbollit."Një sukses më shumë se sportiv anëtarësimi i Kosovës në UEFA. Një mundësi e re për Kosovën për t'i dëshmuar Evropës magjinë e futbollit. Suksese Federatës së Futbollit të Kosovës drejt hapit të radhës, anëtarësimit në FIFA."