Gramsh, 17 vjecarja kërkon ndihmë për ndërhyrjen në veshka
Një 17 vjeçare nga Gramshi rrezikon jetën në rast se nuk i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale në veshka. Sipas nënës së të miturës, një prej veshkave është e mbushur me gjak, dhe ka nevojë urgjente për operacion, por ndërhyrja nuk mund të kryhet në spitalet e vendit. Sipas Lefterie Vlashit, kostoja kap shumën 15 mijë euro, nga të cilat vetëm 3 mbulohen nga shteti. Bashke me 17 vjeçaren apelojnë për ndihmë.Lefterie Vlashi, nëna: Njëra veshkë i është mbushur me gjak dhe veshkën tjetër e ka të bllokuar. Unë kërkoj mbështetje nga ministri i Shëndetësisë që t’i shpëtojmë jetën vajzës. Ta kurojmë. Nuk kam asnjë lloj të ardhurash.Aktualisht bashkëmoshatarët e 17 vjecares me anomali në veshka kanë filluar mbledhjen e të hollave, por e kanë të pamundur grumbullimin e totalit të shumës që duhet për operacionin në veshka./Ora News/