Përplasen Shtetet e Bashkuara dhe Kina

Rregullat e tregtisë globale nuk mund të vendosen nga një shtet i vetëm, por nga të gjitha vendet. Ky është qëndrimi i kinës pas thirrjes së presidentit amerikan Barak Obama për miratimin urgjent të marrëveshjes së tregtisë që përfshin 12 vende, referuar edhe paktit tregtar me kinën."Ne mendojmë se rregullat e tregtisë globale duhet të diskutohen nga të gjitha vendet. Kina ka një qëndrim të hapur ndaj marrëveshjes së tregtisë globale dhe ne mendojmë se duhet të promovohet së bashku me Partneritetin Rajonal Gjithëpërfshirës Ekonomik, me qëllim arritjen e objektivit të përbashkët, që është ai i krijimit të zonës së tregtisë së lirë në Azi", tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Hong Lei në një konferencë për shtyp në Pekin.Obama po përpiqet të finalizojë marrëveshjen para se ai të largohet nga detyra më 20 janar, por në këtë pikë atij i duhet të kalojë pengesat në krahun e majtë të partisë së tij, si dhe ato që vijnë nga ana e republikanëve. Kurse kina nga ana tjetër i trembet konkurrencës që mund të vijë pas zgjerimit të tregut të lirë.Megjithatë, amerikanët janë në ankth për ndikimin e marrëveshjeve të tregtisë në tregun e punës dhe në biznese gjithashtu pas deklaratave të forta të bëra gjatë fushatës elektorale nga kandidati republikan për president Donald Trump dhe senatori Bernie Sanders, i cili kandidon kundër Hillary Clinton në garën e demokratëve.Në një opinion të publikuar në faqen e internetit të Washington Post, Obama tha se e kupton skepticizmin e votuesve, por sipas tij ngritja e mureve për të izoluar veten nga ekonomia globale" do të penalizojë ekonominë amerikane./Ora News/