Ëndrra amerikane! Shpallen 3 mijë fituesit e lotarisë

Që prej orës 18:00 ka filluar shpallja e 3 mijë fituesëve për Lotarinë Amerikane që kanë aplikuar tetorin e vitit të shkuar.Sipas Ambasadës Amerikane në Tiranë, lista e fituesve do të shpallet në faqen e saj dhe jo me postë elektronike apo me letër, siç ka ndodhur më herët.“Programi i Lotarisë DV-2017. Informacioni rreth kontrollit të statusit të të regjistruarve për DV-2017 është në dispozicionin tuaj nga data 3 Maj, 2016, në faqen e internetit të Programit të Vizave të Shumëllojshmërisë. Nëse ju jeni përzgjedhur – Urime! Lutemi lexoni në faqen e Ambasadës Amerikane, nën paragrafin “Të Përzgjedhurit e Vizave të Lotarisë – Përgatitja për intervistën” për informacion mbi përgatitjen për intervistën tuaj”, thuhet në njoftimin e Ambasadës. “VINI RE: Të përzgjedhurit e Lotarisë duhet të përpiqen t'i dёrgojnë dokumentet nё Seksionin Konsullor mbi dy javё pёrpara datёs së tyre tё takimit. Nёse ju nuk e keni marrё akoma Garancinё Financiare dhe taksat nga sponsori nё SHBA, ju mund t'i sillni ato sё bashku me vizitёn mjekёsore nё ditёn e intervistёs. Dështimi për të siguruar qoftё edhe një nga dokumentet e kërkuara do të rezultojë në moskryerjen e intervistёs nё ditёn e caktuar dhe vonesa tё gjata”, thuhet më tej.Në linkun e mëposhtëm mund të shihen përgjigjet. Kliko  /Ora News/