Primaret në SHBA, votohet sot në Indiana, me rëndësi për Trump
Gara paraprake presidenciale e Shteteve të Bashkuara të Amerikës sot zhvillohet në Indiana. Sipas analistëve nëse miliarderi nga Nju Jorku, Donald Trump, fiton zgjedhjet në Indiana, atëherë bëhet i pandalshëm në rrugën e tij drej nominimit zyrtar si kandidat i republikanëve për kreun e Shtëpisë së Bardhë.Amerikanët iu janë drejtuar qendrave të votimit në zgjedhjet paraprake sot që po mbahen në Indiana për të hedhur votën e tyre për kandiatët e tyre të preferuar, me Donald Trump që kryeson garën e republikanëve dhe Hilari Klinton dominuese e demokratëve.Sipas analistëve nëse miliarderi nga Nju Jorku fiton zgjedhjet në Indiana, atëherë ai bëhet i pandalshëm në rrugën e tij drej nominimit zyrtar si kandidat i republikanëve për kreun e Shtëpisë së Bardhë.Megjithatë rivali i tij Ted Kruz ka thënë se do të marrë mbështjetjen e votuesve në Indiana për të shënuar një kthesë në garën brenda partisë.Kandidati i tretë republikan, John Kasich, nuk garon në Indiana pas marrëveshjes së nënshkruar me Kruz muajin e kaluar për të koordinuar strategjitë e tyre kundër Trump, një lëvizje të cilën Trump e etiketoi të dëshpëruar.Ndërkohë në betejën e demokratëve, Hilari Klinton, ka një kryesim solid mbi Bernie Sanders. Ajo aktualisht ka 91% të delegatëve të nevojshëm për të fituar emërimin.Fushata elektorale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri tani është karakterizuar nga fjalori i ashpër, politika ektremiste, akuza, strategji brenda partive dhe kjo veçanërisht nga anën e republikanëve.Donal Trump ka hapur një debat të gjerë mbi politikat e tij të emigracionit dhe jo vetëm. Përpos murit që ka premtuar të ndërtojë me Meksikë, ai dje deklaroi se do të ndërprese të gjitha marrëveshjet tregtare me Kinën nëse mer kryesimin e Shtëpisë së Bardhë për të ndihmuar amerikanët dhe bizneset e vendit të tij.