Veliaj premton regjistrim të gjithë pallateve deri në fund të mandatit

Problemi i pallateve të pahipotekuara në kryeqytet ka hyrë në rrugën e zgjidhjes. Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ndanë çertifikatat e pronësisë për 1352 familje e cila përkthehet në 140 milionë $ që çlirohen në ekonominë e qytetit si pasuri të vlefshme për kolateral.  Veliaj premtoi se deri në fund të mandatit do jepet një zgjidhje për të gjitha pallatet e pahipotekuara ndërsa Ministri i Drejtesisë garantoi më shumë përpjekje për ti dhënë zgjidhje problemeve të mbartura të pronesisë.Tirane- Prej kohësh kryeqyteti vuan kaosin e problematikave me dokumentacionet e pronësisë në pallatet e pahipotekuara të përllogaritura në një vlerë prej 3 miliard dollarë që nuk mund të shfrytëzohen si kolateral për bankat.Kësaj situatë i vjen në ndihmë hapi i parë i bashkisë, Ministrisë së Drejtësisë dhe zyrave të regjistrimit të pasurisë pasi mbi 1352 familje përfituan certifikatën e pronësisë.Erion Veliaj:Me 14 pallatet e para që zhbllokohen sot për hipotekë, në 1352 familje që sot do shkojnë në gjumë me një hall më pak. Ne kemi çliruar 140 milionë dollarë në ekonominë e qytetit të Tiranës të cilët mund të përdoren nga secili për tu kredituar në bankë apo për çdo sipërmarrje tjetër. Dua të falenderoj shumë mikun tim Ylli Manjanin pa vullnetin e së cilit kjo do të ishte e pamundur”.Ylli Manjani: “Mos pranoni të bëni asnjë kontratë askund përveç se të zyra e noterit. Në qoftë se ka një kontratë që nuk është lidhur të zyra e noterit, shteti nuk është përgjegjës.Që nga ky moment që paraqitet personi te zyra e noterit nuk ka më burrë nëne ta vë në diskutim legjitimitetin e atij dokumenti.Nuk po ju bëjmë ndonjë nder, po ju shërbejmë pak me vonesë. Na falni për vonesën por të paktën filluam diçka”.Ndërsa kreu i hipotekës deklaroi së zgjidhja e pronësisë rrit sigurinë juridike dhe disiplinon tregun imobiliar.Ilirian Muho: “Synojmë nëpërmjet këtij mobilizmi dhe besoj ja kemi arritur qëllimit që jo vetëm të rrisim sigurinë juridike por ajo që është më e rëndësishme është të mobilizohet tregu imobiliar. Ndoshte shpesh që qytetarët të cilët paraqiteshin në sportelet tona ishin të pasigurt”.Në Tiranë ka filluar të marrë zgjidhje një prej problemeve më të mëdha që kishte krijuar një ngërc të fortë ekonomik prej 3 miliardë dollarë, ai i regjistrimit të pallateve me probleme në dokumentacion.Erion Veliaj: “Besoj që me 50 pallatet në pak javë apo deri në fund të këtij mandati me gjithë pallatet e tjera të mbetura këto 3 miliardë dollarë të cilat janë të fjetura në ekonominë e Tiranës, janë të papërdorura dhe nuk kanë hyrë në ekonominë formale,  t’i formalizojmë e t’i japim qytetit të gjtihë stimulin që meriton”./Oranews.tv/