Liqeni i Fierzës, 50 centimetra larg kuotës maksimale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Maj 2016, 14:50
Si pasojë e reshjeve të dendura që kanë shoqëruar të gjithë rajonin veri-lindor të vendit gjatë 72 orëve të fundit prurjet në liqenin e Fierzës janë rritur me ritme shumë të shpejta duke iu afruar kështu kuotës maksimale.Sikurse duket edhe nga pamjet, urës së Drinit të Zi ,si rrallë herë, si pasojë e prurjeve të mëdha këmbët e kësaj ure janë mbuluar pothuajse tërësisht ndërsa 50 cëntimetër e ndajnë kuota maksimale.Ndërkohë prurjet kanë kaluar më shumë se 600 metër kub në sekondë ndërsa Fierza është në prodhim duke shkarkuar nga turbinat e hidrocentralit të saj thuajse të njëjtën sasi.Balancat e prurjeve dhe shkarkimeve nuk janë në propocion të drejtë çka nënkupton një hapje të mundshme të portave të hidrocentralit të Fierzës./Oranews.tv/