FOTO/ Aksidentoi makinën 250 mijë euro, pak minuta pasi e bleu
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Maj 2016, 16:41
Në Essex të Anglisë, një shofer ka përplasur me një pemë makinën luksoze, e cila kushton 250 mijë euro, sapo ia kanë sjellë në shtëpi.Fqinjët e kanë parë pronarin e gëzuar të McLaren 650S Spider, duke festuar me shampanjë vetëm dhjetë minuta para se të nisë udhëtimin me makinë.Pjesa e përparme e veturës së zezë ka mbetur e shkatërruar rëndë, si dhe motori është dëmtuar.Mos përshtatja me shpejtësinë e veturës që arrin prej zero deri në 10 kilometra në orë, brenda tre sekondash, besohet se ka qenë shkaktari i këtij aksidenti.Nga aksidenti nuk pati të lënduar.