Ombusmani i Kosovës takon Metën dhe Totozanin, bashkëpunim kundër torturave
Shqipëria dhe Kosova do të bashkëpunojnë ngushtësisht nëpërmjet institucioneve shtetërore për forcimin e mekanizmave kombëtarë të parandalimit të torturës dhe keqtrajtimeve të qytetarëve në institucionet e vuajtjes së dënimit apo në spitale psikiatrike.Këto çështjet kanë që fokus të diskutimeve gjatë vizitës së avokatit të popullit të kosovës Hilmi Jashari me kryeparlamentarin Meta dhe me homologun e tij në Shqipëri Igli Tozozani.Kryetari i Parlamentit, Meta tha se veprimtaria e Avokatit të Popullit si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë, përballet me sfida por vlerësoi rolin e institucioneve për përpjekjet në përmirësimin e jetesës së qytetarëve.Nëse shqiptarët e Kosovës gjenden për turizëm apo janë të punësuar në Shqipëri dhe anasjelltas, dhe nëse konstatojnë shkelje të të drejtave të njeriut, mund të bëjnë një ankesë pranë Avokatit të Popullit dhe çështja do të ndiqet nga ekspertë të këtij institucioni.Jashari: Fushat e bashkëpunimit janë kryesisht mekanizmi për mbrojtjen kundër torturës, që është një institucion i ri i krijuar në Kosovë dhe që ka për objektiv edhe ngritjen e kapaciteteve të dy stafeve përkatëse, por edhe mbikëqyrjen e përbashkët të këtyre institucioneve korrektuese, ose institucionet e paraburgimit. Totozani: Në mënyrë të veçantë për të mbrojtur qytetarët respektivë në dy shtetet tona, siç mund të jetë rasti i një qytetari nga Kosova që mund të vuaj dënimin në Shqipëri. Apo rastin e qytetarëve që mund të kenë probleme me administratën e Kosovës dhe kanë nevojë për ndihmë.Z Jashari vlerësoi kontributi që Shqipëria në anëtarësimin e Ombudsmanit të Kosovës në rrjete ndërkombëtare, si ai në rrjetin e Ombudsmaneve të Mesdheut.Ora News/