Terrorizmi, policia spanjolle arreston katër persona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Maj 2016, 14:15
Policia spanjolle ka arrestuar katër persona në periferi të Madridit me akuzën e promovimit të militantizmit islamik nëpërmjet rrejteve sociale.Sipas ministrisë se brendshme spanjolle, tre nga të ndaluarit në këtë operacion janë nga Maroku dhe i katërti ishte spanjoll.Ata dyshohet se kishin në shënjestër rekrutimin e qindra njerëzve nëpërmjet mesazheve të drejtpërdrejta në numrat telefonike, por edhe në rrjetet sociale para se të krijonin kontaktet me grupet e vogla të krijuara pas fushatave të tyre rekrutive.Gjatë këtij viti, gjithsej autoritet spanjolle kanë arrestuar 23 persona me lidhje të dyshuara me shtetin islamik./Ora News/