Gruaja informon Doktorin: Ja kujt ia përvetësoi pronën 1 mln euro Gilmando Dani

Ish-kryeministri Sali Berisha zbulon mbiemrin e biznesmenes  që denoncoi në Prokurori Emiljano Shullazin se i kishte grabitur pronën me vlerë 1 mln euro.Në faqen e tij në fb, Berisha ka publikuar një mesazh që thotë se ia ka dërguar një grua, një prej pronareve të truallit pas ish-kafe Florës, ku është dhënë leja e ndërtimit për dy kulla që në 2003.“Nje familje e shiti pronen e saj nga frika por nuk e di ne se i kane marre parate apo jo. Eshte nenshkruar nje kontrate per pronen e familjes Xhumari me vlere 1 milion euro dhe personi qe e ka belere quhet Gilmano Dani. Nga i gjeti 1 milion euro ky person qe blen prone ne mes te Tiranes? Nuk e di se te cili noter eshte kryer kontrata qe tja u vendosja ne dispozicion. Personi qe eshte vene si bizenesmeni negociator qe do e zgjidhi konfliktet quhet Asllan Sula nga Fushekruja administrator i firmes San Tara i cili menaxhon dhe pastron parate e Shullazit. Ju lutem se jam grua e moshuar dhe kam edhe familje te mos ma publikoni emrin qe ju kam dhene sepse nuk dua te rrezikoje jeten e familjarve te mije . E kam 100% te sigurte qe Gilmano Dani ka blere pronen e familjes Xhumari per 1 milion Euro sepse vete dy trashegimtaret jane terhequr plotesisht nga gjyqet qe kishin hapur dhe me thane shite dhe ti se sja dalim dot me keta."Denoncuesja thotë se kullat nuk janë ndërtuar ende për shkak të konfliktit të firmës me banorët, përfshirë dhe atë. Po kështu sipas saj, firmës i ka skaduar dhe afati i lejes, të cilën nuk mundi ta rinovonte gjatë kohës së kryebashkiakut Basha.Ajo thotë se firma tashmë ka paditur Bashkinë e Tiranës në Gjykatën Administrative dhe ka futur në lojë Shullazin për presione. “Gjyqi per zgjatjen e afateve te lejes se ndertimit i ra gjykatese S Gj e cila nen presion te bandes se Shullazit ka marre nje vendim skandaloz dhe te kunderligjshem dhe ka vendosur qe Bashkia tia zgjasi lejen e ndertimit firmes ndonse edhe pronaret edhe bashkia ishte kunder zgjatjes se lejes. Ne seancat e zhvilluara pasi bashkia e kundershtoi zgjatjen e afteve si shkelje flagrante te ligjit juristja e bashkise pas gjyqit perpara godines se gjykates administrative eshte kercenuar dhe goditur dhe qe ate dite nuk ka marre me pjese ne gjyq”.Gruaja denoncon se edhe ajo vetë është kërcënuar, ndërsa thotë se djem të rinj futeshin sa herë kishin seanca dhe i bënin presion gjykatëses.“Pas disa seancash edhe une u kercenova dhe shkova ne polici per te bere kallzim por nuk e di se cfare eshte bere me ate kallzim. Ne senace bashke me perfaqesuesit e firmes futeshin edhe 8-9 djem te rinj qe i benin presion gjykateses. Ne salle kishte kamera keshtu qe eshte lehtesisht e verifikueshme”.