Britanikët sërish me Shqipërinë: Një në 20 të burgosur është shqiptar

Më shumë se 80 persona nga vende të ndryshme të Evropës arrestohen çdo ditë në Londër. Daily Mail shkruan se shkalla e krimeve në radhët e evropianëve që janë emigrantë në Britani është e lartë.Në tre vite janë arrestuar 100 mijë persona. Sipas të dhënave të Scotland Yard, vetëm në kryeqytetin britanik janë arrestuar 30 mijë shtetas nga BE-ja. Shifrat e larta përdoren si motiv për daljen e vendit nga Bashkimi Evropian, me synim që të vendosen rregulla të rrepta për emigracionin dhe ruajtjen e kufirit.Edhe në këtë rast, përmendet sërish Shqipëria. Ministri i Drejtësisë, Michael Gove, i cili paralajmëroi rritjen e kriminalitetit në Britani me anëtarësimet e reja në BE, thotë se 10 mijë persona të huaj janë tashmë në burgjet e vendit, dhe një nga 20 të burgosur është nga Shqipëria, e cila sipas artikullit, dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian vitet e ardhshme.Për mbështetësit e Brexit, anëtarësimet e reja do të shtojnë fluksin e të inkriminuarve. Sipas artikullit, 5 mijë persona të inkriminuar janë ekstraduar në vendet përkatëse./Ora News/